Fituesit e Çmimeve të Turizmit Shqiptar Arritje dhe Inspirim

Mbrëmja Gala - 30 Shtator 2023

Mbrëmja e 30 Shtatorit mbajtur në Tiranë, në sallën “Geraldinë” të Maritim Hotel Plaza, hapi siparin e edicionit të parë të eventit Gala – Tourism Grand Excellence Awards,  për të nderuar aktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e turizmit dhe që kanë frymëzuar dhe zhvilluar këtë sektor në Shqipëri, nën organizimin e Albanian Excellence dhe Travel Magazine – Balkans.

Ideuar dhe vënë në jetë nga Flora Nikolla, presidente e Albanian Excellece dhe Flora Xhemani Baba, botuese e Travel Magazine Ballkans,  me qëllimin që të evidentojnë eksperienca të suksesshme  dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri, duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie, që të  kultivojë një kulturë ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria, që të zgjojë shpirtin pozitiv të garës por mbi të gjitha që të vendosë piketa të forta drejt standarteve, ky projekt u përmbyll me një mbrëmje të niveleve të larta, ku parakaluan 22 ndër më të mirët e Turizmit Shqiptar, ku u nderuan me certifikata disa prej sipërmarrjeve më të spikatura dhe ku u përkujtuan figura që nuk janë më mes nesh por që me punën e tyre kanë lënë gjurmë të thella në këtë sektor.

Personalitete të larta të Politikës, Artit, Shoqërisë shqiptare dhe botës së biznesit ishin të pranishme në event. Ndër ta, Zv/Ministrja e Turizmit Znj Vilma Bello, Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Tiranës Znj. Ketrina Jarazi, deputeti i Vlorës Z. Arbi Agalliu, ish-deputeti i shumë legjislaturave Z. Spartak Braho, Kryetari i Bashkisë së Lezhës Z. Pjerin Ndreu, nënkryetaret e bashkive të Gjirokastrës Znj. Esmeralda Llongo dhe Znj. Kristina Gushi, të Vlorës, Z. Klevis Kaso dhe Znj. Irena Toshkallari, të Sarandës Z. Florjan Sali, etj.

Mbrëmjen e nderuan me praninë e tyre artistët Kastriot Tusha, Eva Golemi, Jonela Golemi, Ardita Bufaj, Laura Llozi, të cilët performuan pjesë nga repertori i tyre, duke e lartësuar  këtë mbrëmje gala.

Motive të bukura të fustaneve të punuara me dorë nga artizane shqiptare, parakaluan në një sfilatë të veçantë, organizuar nga Joni Braho dhe Handmade by Love.

Trofeu i cili iu akordua subjekteve që u nderuan në këtë event, ishte një vepër arti e derdhur në bronx, krijuar nga artistja Marjana Goxhabelliu.

Trofeu që iu akordua aplikacionit TEA, u konceptua ndryshe, për të qenë plotësisht në harmoni me tipologjinë e tij, si një produkt i inovacionit dhe teknologjisë.

Në eventin Gala krahas trofeve dhe disa certifikatave të vlerësimit, u akorduan edhe dy “In Memoriam” krejtësisht të veçantë, në nderim të figurave të Pier Paolo Ambrosit dhe Ndoc Mulajt për kontributet e tyre të shquara dhe të gjata në fushën e turizmit dhe komunitetit lokal.

Pier Paolo Ambriosi me motivacionin:

Mirënjohje dhe vlerësim për mentorin me sy të qeshur, që gjithmonë ka besuar dhe punuar në zhvillimin e zonave rurale si destinacione turistike autentike dhe të ekselencës.

Ndoc Mulaj si “Filozofi i maleve”  me motivacionin:

Për kontributin si një nga specialistët më të mirë të turizmit malor në Shqipëri, themelues dhe drejtues I Albanian Alps , për ndihmën në përmirësimin e infrastrukturës turistike , krijimit të shtigjeve dhe promovimin e turizmit në Shqipëri.

Gjithashtu në event u nderua me certifikatë vlerësimi edhe Kantina Max Mavrud, me motivacionin “Për kontributin e veçantë në kthimin e  lavdisë së dikurshme, njërës prej krahinave më të shquara e  të Shqipërisë, Leskovikut, përmes produktit fisnik, verës, duke zgjedhur pikërisht varietetet autoktone si Mavrud, Debinë e Bardhë Debinë e Zezë, Pinotin e famshëm të Leskovikut dhe në kultivarë internacionalë, që kanë lënë gjurmë në historinë e zonës”.

fafa resort
F A F A 🏆 R E S O R T S - Resorti më i mirë all inclusive për vitin 2023. 💎✨💫🌟

Me motivacionin: Për të gjithë kontributin e vyer duke krijuar një strukturë bashëkohore dhe me një nivel të lartë pritës , një model të ri të lëvizjës së pasagjerëve në Shqipëri dhe me ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit shqiptar, si një prej aktorëve më të rëndësishëm dhe ndikim në të gjithë sektorin e hotelerisë në Shqipëri.

regina_gorup
R E G I N A 🏆 G R O U P - Grupi më i mirë turistik në Shqipëri për vitin 2023 💎✨💫🌟

Me motivacionin: Për kontributin e vyer, në krijimin e një strukture komplekse me ndikim pozitiv në vizionimin e një turizmi bashkëkohor dhe të qëndrueshëm në hoteleri, promovuese e destinacioneve shqiptare, iniciuese e krijimit të flotës së anijeve turistike në Shqipëri dhe në mbështetjen e shtresave sociale në momente të vështira që ka kaluar vendi.

finikas_lines
F I N I K A S 🏆 L I N E S - Agjencia më e mirë e transportit për vitin 2023 🌟✨💫💎

Me motivacionin: Për kontributin si aktor kryesor në industrinë ndërkombëtare të transportit detar dhe tokësor, si një faktor i rëndësishëm në sektorin e turizmit si dhe në ofrimin e shërbimeve të transportit me cilësi dhe standarte të larta.

vis_albania
VIS ALBANIA 🏆 - Organizata më e mirë për mbështetjen e turizmit rural për vitin 2023. 💫✨🌟💎

Për kontributin e vyer si një ndër organizatat më të mira për mbështetjen e turizmit rural në vend, me një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me Bashkinë Malësi e Madhe duke e kthyer këtë Malësi, në destinacionin me të mirë natyror në Shqipëri

lezha
L E Z H Ë N 🏆 si “Destinacioni më i mirë për gastronominë lokale për vitin 2023” 🌟💫💎

Me motivacionin: Për kontributin e vyer në kthimin e Lezhës në një qendër turistike tërheqëse dhe të pëlqyeshme për turistët vendas dhe të huaj, me potencial turistik, e njohur për gastronominë ideale dhe shërbimin cilësor të hotelerive me standarte të larta dhe çmime të arsyeshme.

sharra_travel
S H A R R 🏆 T R A V E L - Agjencia më e mirë turistike mbarëshqiptare për vitin 2023 💫✨🌟💎

Me motivacionin: Për kontributin si kompania e parë turistike mbarëshqiptare, për shërbime me standarte të larta në transportin udhëtar dhe turistik, për shërbime të transportit rrugor dhe ajror me kompani të njohura botërore si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

diama_resort
D I A M M A 🏆 R E S O R T - Resorti më i mirë familjar për vitin 2023 💫🌟✨💎

Me motivacionin: Për kontributin e vyer duke krijuar një strukturë hoteliere shëmbull në funksionalitet dhe në dizajnin e ambienteve luksoze dhe pajisjeve moderne, të një botë qetësie për biznes dhe pushim, një botë relaksi dhe përtëritjeje për çdo vizitor dhe pushues.

ALBANIA RAFTING Group 🏆 🌟✨💫💎Agjencia më e mirë për turizmin e aventurës për vitin 2023.

Me motivacionin: Për kontributin e vyer duke sjellë në Shqipëri për herë të parë sportin rafting , promovuese e shkëlqyer e Shqipërisë me sportet në natyrë në zona të thella , për ndihmesën që jep në hapjen e bizneseve dhe punësim, për lobimin për të mbrojtur pasuritë natyrore të Shqipërisë.

shtegu_ngjyrave
S H T E G U N 🏆 e N G J Y R A V E 💫💎🌟 Shtegu më i mirë malor për vitin 2023

Me motivacionin: Për të gjithë kontributin e krijimit të një vizioni të bukur për turizmin malor në Shqipëri , një faktor i rëndësishëm për të njohur bukuritë shqiptare , por edhe në ndihmë të mbështetjes së strukturave të mbrojtjes së shëndetit përmes sportit të ecjes.

melia_resort
M E L I A 🏆 R E S O R T 🌟 Durres si Investimi më i mirë për vitin 2023. 💫🌟🌟💎

Me motivacionin: Për të gjithë kontributin e realizimit të investimit më të ri dhe më të mirë në tregun turistik shqiptar nga brandi turistik spanjoll dhe botëror, Melia , në bashkëpunim me kompaninë “Concord Investment”, duke konfirmuar se tani në Shqipëri, janë hapur dyert për turistët nga e gjithë bota.