GJITHCKA RRETH APLIKIMIT

Edicioni i Dytë - 19 Shkurt 2025

Çmimet Shqiptare – Tourism Grand Excellence Awards

Turizmi është një nga sektorët më premtues që gjeneron rritje ekonomike. Në vitin 2023 Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe në përqindje të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, duke shënuar rritje prej 56% në vitin 2019. Shqipëria mirëpriti 7.5 milionë ardhje ndërkombëtare në vitin 2022 dhe 10.1 milionë në 2023. Rikthimi i fuqishëm i fuqishëm në turizëm kontribuoi në rritjen ekonomike prej afro 5% rritje në vitin 2022. Që nga viti 2023, PBB-ja me çmimet aktuale arriti në 23 miliardë dollarë krahasuar me 12.3 miliardë dollarë në 2012. Turizmi ndërkombëtar në Shqipëri përbën 46% të totalit të eksporteve dhe 65% të eksporteve në sektorin e shërbimeve. (Burimi, Organizata Boterore e Turizmit – UN Tourism). Travel Magazine – Balkans dhe Albanian Excellence kanë vendosur për këtë arsye Tourism Grand Excellence Awards Albania, si një masë për të promovuar praktikat më të mira, njohjen e kontributit në zhvillimin e turizmit shqiptar dhe për të ofruar një forum për shkëmbimin dhe përforcimin e praktikave më të mira, për të përmirësuar ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi sektorin e turizmit rreth parakushtet për një zhvillim të qëndrueshëm.

Të gjitha propozimet konkuruese do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga panel ekspertësh. Rezultatet e konkursit do të shpallen gjatë ceremonisë se aktivitetit publik të organizuar në Tiranë për Çmimet Shqiptare Tourism Grand Excellence Awards në dt. 19 Shkurt 2025.

Qëllimi i konkursit për çmimet shqiptare Tourism Grand Excellence

✳️ Të prezantojë përpjekjet cilësore të bizneseve shqiptare të turizmit
✳️ Të prezantojë perpjekjet inovatore të bizneseve dhe organizatave OJF, për të përmirësuar ofertën e turizmit shqiptar
✳️ Të evidentojë përpjekjet e bizneseve shqiptare dhe organizatave OJF për të mbështetur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.
✳️ Të evidentojnë eksperienca të suksesshme dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri, duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie.
✳️ Të kultivojnë një kulturë ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria.

Kriteret e vlerësimit

Juria e konkursit do t’i japë prioritet propozimeve të cilat marrin në konsideratë:

  • Produktin Turistik Autentik Shqiptar
  • Marketingun Turitik
  • Cilësinë e Shërbimit në Turizëm
  • Qëndrueshmërinë e produktit/ Destinacionit
  • Inovacionin Turistik
  • Bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm në sektorin e turizmit, ideve që përfshijnë përfitime për bizneset e ndryshme dhe palët e interesuara në këtë sektor;
  • Gjenerimin e vendeve të reja të punës në sektorin e turizmit sidomos për gratë dhe të rinjtë;
  • Fuqizimin e grave përmes turizmit; bizneset rurale dhe të pazhvilluara, etj

Kush mund të aplikojë dhe si?

Pjesëmarrësit e mundshëm në këtë konkurs: individë, grupime, organizata, kompani dhe komunitet që kanë dhënë një kontribut të dukshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, duke marrë parasysh aspektet ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Kategoritë e Çmimeve TGE 2025

  • Kategoria 1 – Çmimi për kontribut në zhvillimin e produkteve shqiptare të turizmit
  • Kategoria 2 – Çmimi për Arritje në Zbatimin e Praktikave Inovative në Turizmin Shqiptar
  • Kategoria 3 – Çmimi për Kontribut në Marketingun dhe Zhvillimin e Tregut Turistik të Shqipërisë
  • Kategoria 4 – Çmimi për Kontribute në Zbatimin e Praktikave të Menaxhimit të Destinacionit Turistik Shqiptar
  • Kategoria 5 – Çmimi për Kontribute në Zbatimin e Praktikave të Qëndrueshme në Turizmin Shqiptar/ Kontribute për zhvillimin e praktikave miqësore me mjedisin në nivelin e menaxhimit të destinacionit.
  • Kategoria 6 – Çmimi për Kontribute në Zbatimin e Praktikave të Qëndrueshme në Turizmin Shqiptar/ Kontribute për zhvillimin e praktikave të përfshirjes sociale në turizëm, përfshirjen e komunitetit, integrimi i grupeve vulnerable në zinxhirët e furnizimit të turizmit, praktika të zbatimit të standardeve dhe skemave të trajtimit të punonjësve.
  • Kategoria 7 – Çmimi për Kontribute në Zhvillimin e Turizmit Shqiptar (Individë)

Apliko ketu sipas kategorisë:

📝 Propozimi duhet të përfshijë informacionin e kërkuar aplikimin sipas formatit të përcaktuar, që do t`u dërgohet të interesuarve në email.
📩 Aplikantët e interesuar mund të kontaktojnë për pyetje apo sqarime të mëtejshme në info@tourismgrandexcellence.com , deri në dt. 20 Dhjetor 2024.
Të gjitha propozimet e plotësuara sipas formateve duhet të dërgohen me e-mail në adresën e mësipërme me titull subjekti: Konkursi ” Tourism Grand Excellence Awards” Albania. Afati i fundit i aplikimit është dt. 31 Dhjetor 2024. Aplikantët fitues do të shpallen në aktivitetin publik të përmendur më lart, në një ceremoni solemne dhe dinjitoze.

‼️Sqarim i rëndësishëm:‼️

Për t’u bërë pjesë e TGE, nuk aplikohet asnjë lloj tarife monetare, as në dorëzimin e dokumentacionit, as në shpalljen e Çmimeve.
Çmimi juaj do të jetë rezultat i kontributit tuaj në komunitet, kontribut i cili do të vlerësohet nga një juri dinjitoze, anëtarët e së cilës janë emra me shumë integritet në fushën e turizmint shqiptar dhe që do t’i bëjmë publikë në vazhdimësi.
– Nëse e ndjen veten pjesë me kontribut të shquar në komunitetin e turizmit, apliko!
– Secili nga ju mund të aplikojë për/ose të propozojë emra individësh me kontribut të shquar në turizëm.